Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?
Një ndër dëshmitë më rrëqethëse është ajo e At Zef Pllumit në librin “Rrno vetëm për me tregue” kur tregon për dorëzimin që ai i bëri një prej pasurive më të mëdha të Kuvendit Françeskan të G’juhadolit, dorëshkrimet me studimet e at’ Shtjefën Gjeçovit. Pasi atë Pal Dodaj, arkivisti i fundit i Kuvendit, ishte marrë në pyetje duke u tortururar, Dul Rrjodhi e merr dhe e dërgon para atë Zef Pllumit. Duke parë atë Pal Dodën, atë Zef Pllumi detyrohet t’i tregojë vendin ku ishin ditarët e atë Palit e në të njëjtën arkë me to edhe ditaret e me shënimet e atë Gjeçovit. Çfarë ndodhi me to? I hapa arkat dhe i thashë: – Qe ditarët e padër Palit.– Po këto tjerat ç’janë? [pyeti...