Mbiemrat më të përhapur në Shqipëri

Mbiemrat më të përhapur në Shqipëri

Nga Nevila Dervishi Renditja e mbiemrave më të përdorur nga shqiptarët, në një studim të kohëve të fundit të kryer nga profesori i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Çlirim Bidollari, nxirrte në krye ata që janë trashëguar e përdoren nga popullsia e lidhur me besimin mysliman. Kështu, në gjashtë mbiemrat më të përdorur janë Hoxha, Shehu, Prifti, Çela, Leka dhe Dervishi, të paktën tre prej tyre – Hoxha, Shehu dhe Dervishi – kanë lidhje me këtë përkatësi të besimit fetar. Për habi, renditja e mbiemrave më të përdorur nga shqiptarët ka ndryshuar me kalimin e kohës. Këtë e vërteton një studim i historianit Paskal Milo, i cili është mbështetur në të dhëna statistikore të regjistrimit të vitit 1945. Sipas artikullit të Paskal Milos, të publikuar...