Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Çka thoshte poeti i njohur, Frederik Rreshpja, për Prishtinën?
Frederik Rreshpja, portret nga Aleksandër Vreko Nga Petrit Palushi “… E kishim lënë me Rexhep Ferrin e Ali Podrimen të takoheshim te hoteli ku rrija. Po unë, bash n’atë orë kur e dija se do vinin dola nëpër rrugët e Prishtinës. Nuk e di si u ngjaja njerëzve… Si lypsar a si shtegtar i largët që shkonte për herë të parë aty. Vërejta se kthenin kryet kah unë. Unë vetëm qeshja me mendje. Unë s’i njihja ata, por edhe ata s’më njihnin. U futa në një kafe dhe zura vend te një tavolinë e zbrazët. Klientat po më shihnin me vëmendje. Ndoshta mendonin se u bënë edhe lypësat me u futë nëpër kafe. Porosita një raki. Kamerieri e solli shpejt. Mbas do kohe erdhi prap...