Azerbajxhani e Armenia bëjnë paqe, firmoset marrëveshja historike në Shtëpinë e Bardhë

Azerbajxhani e Armenia bëjnë paqe, firmoset marrëveshja historike në Shtëpinë e Bardhë

Udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit nënshkruan një marrëveshje historike paqeje të premten në Shtëpinë e Bardhë në praninë e presidentit Donald Trump. Dy vendet nënshkruan në Uashington edhe marrëveshje me SHBA-në për rihapjen e korridoreve kryesore të transportit, në kuadër të një plani që, sipas Shtëpisë së Bardhë, synon edhe zvogëlimin e ndikimit rus në rajon. “Armenia dhe Azerbajxhani po zotohen t’i japin fund përgjithmonë luftimeve, të hapin tregtinë, udhëtimin dhe marrëdhëniet diplomatike, si dhe të respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të njëri-tjetrit”, tha Trump. Marrëveshja përfshinte edhe hapjen e një korridori transit për transport që do të quhet “Rruga Trump për Paqe dhe Mirëqenie Ndërkombëtare”. Propozimin për emrin e kishte bërë pala armene, ndërsa lideri i Azerbajxhanit Aliyev tha se presidenti Trump duhet të...