Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Izraeli miratoi planin për pushtimin e plotë të Gazës, Këshilli i Sigurisë së OKB-së thërret takim urgjent
Një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është planifikuar për të dielën, më 10 gusht 2025, në orën 10:00 sipas kohës së Nju Jorkut, mbi zhvillimet në Gaza, me kërkesë të Shteteve Anëtare Evropiane të KS të OKB-së, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Danimarkës, Greqisë dhe Sllovenisë, të mbështetur nga Koreja e Jugut, Rusia, Kina, Gujana, Pakistani, Somalia, Sierra Leone dhe Algjeria. Vëzhguesi i Përhershëm i Palestinës në OKB, ambasadori Riyad Mansour, në një letër më 8 gusht, kërkoi thirrjen e takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të shtunën, më 9 gusht 2025, megjithatë, nga respekti për “Shabbat Shalom” izraelit, u vendos përfundimisht që takimi të zhvillohej të dielën. Në një deklaratë, Mansour, pasi i dorëzoi ambasadorit panamez që vepron si...