Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
A po zbutet Kremlini? Analiza e Wall Street Journal: Putin kërkon Donjetskun dhe Luhanskun, por mund të heqë dorë nga Zaporizhia dhe Khersoni
Një propozim që tërhiqet pjesërisht nga kërkesat e tij fillestare thuhet se u vu në tryezë nga presidenti rus, Vladimir Putin gjatë një takimi që pati në Kremlin me të dërguarin e posaçëm, Steve Witkoff, sipas një raporti nga Wall Street Journal, me qëllim që të bien dakord për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive në Ukrainë. Kushti kryesor parashikon tërheqjen e trupave ukrainase nga rajoni lindor i Donbasit, ndërsa Moska do të mbajë kontrollin e Donjetskut, Luhanskut dhe Krimesë. Putin ia përcolli propozimin e tij Witkoff gjatë një takimi që patën në Moskë të mërkurën. Konkretisht, propozimi rus parashikon një armëpushim të plotë nëse Ukraina tërheq forcat e saj ushtarake nga e gjithë provinca lindore e Donjetskut. Pavarësisht faktit se Rusia kontrollon pjesën më...