Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Euro në ‘pikiatë’/ Në javën e parë të gushtit, monedha europiane zbriti në nivelin e 97 lekëve, ja kush ndikoi
Gjatë javës së parë të gushtit, euro shënoi një rënie poshtë nivelit të 97 lekëve. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u shit të premten me 97,58 lekë kundrejt vlerës 97,76 lekë që u shit në datën 1 gusht. Gjatë javës euro humbi 0,18 lekë. Ndërsa në blerje euro humbi 0,25 lekë. Në datën 1 gusht monedha europiane u ble me 97,09 lekë dhe të premten zbrit në 96,84 lekë. Sipas ekspertëve, ky nivel i ulët shpjegohet me ndikimin e turizmit në treg, një fenomen sezonal i përvitshëm pas zhvillimit që ka marrë turizmi vitet e fundit në Shqipëri. Banka e Shqipërisë ka theksuar se një lek më i fortë përballë euros ka ndihmuar në zbutjen e inflacionit.