Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Benet Beci: Vjollca Vocaj, shembull përkushtimi dhe humanizmi prej mbi 30 vitesh
Personazhe që frymëzojnë Prej mbi 30 vjetësh Vjollca Vocaj ka shërbyer me devotshmëri si infermiere, gjithmonë pranë pacientëve, aty ku ka pasur më shumë nevojë për të. Çdo verë ajo është mbështetja e qindra pushuesve që kërkojnë ndihmë mjekësore në Velipojë. Këtë vit rruga e saj është më e vështirë. Është viti i parë pa bashkëshortin e saj, Fredi Vocajn, shofer ambulancë për mbi 40 vjet, i cili u nda nga jeta teksa ishte në shërbim të pacientëve. Sot Vjollca e vazhdon misionin e tyre si një amanet të shenjtë në shërbim të pacientëve dhe kujtdo që ka nevojë. 🙏