“PD duhet të rithemelohet”, Çollaku: Berisha të zgjidhë vetë çështjen e “nenit Basha”

“PD duhet të rithemelohet”, Çollaku: Berisha të zgjidhë vetë çështjen e “nenit Basha”

“Duhet ta rithemelojmë, ta krijojmë veten, duke mos harruar çfarë kanë qenë parimet e shenjta të PD”. Rithemelim të Partisë Demokratike duke afruar të gjithë të larguarit, këtë shikon si zgjidhje deputeti Kreshnik Çollaku për situatën në të cilën ndodhet forca më e madhe opozitare. Në një intervistë për A2CNN, deputeti i cili nuk do të jetë më në shtator, kërkon riformatim të të gjithë strukturave të Partisë Demokratike. “PD duhet të jetë një parti që të dëgjojë më shumë shoqërinë, duhet ta shoh veten edhe me ata që nuk e votojnë dhe e kundërshtojnë, jo si një parti në konflikt me shoqërinë”, tha Çollaku. E kur vjen puna te reformimi i Partisë Demokratike, Çollaku nuk mendon se ky proces duhet të prekë domosdoshmërisht lidershipin...