Vlorë/ Aksident i rëndë në aksin drejt Zvernecit, përplasen tre makina, dy të plagosur, mes tyre një fëmijë

Vlorë/ Aksident i rëndë në aksin drejt Zvernecit, përplasen tre makina, dy të plagosur, mes tyre një fëmijë

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin që të çon drejt fshatit Zvernec, ku janë përfshirë tre automjete në një përplasje. Si pasojë, dy persona, mes tyre edhe një fëmijë, që udhëtonin në automjetin e parë me targa italiane, janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Sipas informacionit të parë, dy prej të plagosurve ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa në të tre automjetet e përfshira janë shkaktuar dëme materiale. Hetimet për vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.