Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Zjarret në vend/ 7 vatra aktive, rrezik në Finiq dhe Mirditë
FOTO NGA ZJARRET TIRANË- Situata e zjarreve në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit vijon të jetë shqetësuese. Deri më tani janë evidentuar 18 vatra zjarri, nga të cilat 7 janë ende aktive. Aktualisht 7 vatrat aktive janë në fshatin Navaricë në bashkinë Finiq, në fshatin Lokfënd në bashkinë Mallakastër, në fshatin Malaj i Epërm në bashkinë Mirditë, në fshatin Plani i Bardhë në bashkinë Klos, në fshatin Lleshaj në Gramsh dhe në Malin e Berzhitës në Tiranë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes këto vatra zjarri janë mbajtur nën monitorim gjatë natës, ndërkohë sot raportohet se situata është problematike për shkak të erës. Për të bërë të mundur shuarjen e flakëve në Bashkinë Finiq sot do të shkojë dhe helikopteri i Forcave Ajrore që do...