Droni zbulon parcelën me kanabis në Thumanë, kapet “bahçevani” që ujiste bimët narkotike

Droni zbulon parcelën me kanabis në Thumanë, kapet “bahçevani” që ujiste bimët narkotike

Pamje nga videoja KRUJË- Policia e Shtetit ka arrestuar në flagrancë një 32-vjeçar, teksa kujdesej për bimët e kanabisit të kultivuara në fshatin Miliskaj të Thumanës. I riu, i identifikuar si Florjan Kalia, u kap nga droni duke u kujdesur për parcelën me kanabis. Në fshatin “Miliskaj” ishin mbjellë rreth 110 bimët e dyshuara narkotike. NJOFTIMI I POLICISË: Krujë/Vijon plani operacional policor, antikanabis, i koduar “Koordinata”. U kap në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar, arrestohet 32-vjeçari. Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike. Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme, të bazuara te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, duke vënë...