Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
U kap duke u kujdesur për bimët narkotike, arrestohet 32-vjeçari në Krujë
Policia e Krujës ka kapur në flagrancë një 32-vjeçar, teksa po kujdesej për 110 bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin “Miliskaj” Thumanë. Bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies. “Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme, të bazuara te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, duke vënë në pranga shtetasin F. K., 32 vjeç, banues në Thumanë. 32-vjeçari u kap në flagrancë, duke u kujdesur për 110 bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa që kishte kultivuar në fshatin “Miliskaj” Thumanë. Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë”, njofton policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.