Godina e televizionit News 24 do kthehet në fabrikë armësh!

Godina e televizionit News 24 do kthehet në fabrikë armësh!

Transmetimi i televizionit të madh informativ News 24 është ndërprerë totalisht, me dhjetëra efektivë të Policisë së Shtetit që kanë rrethuar godinën dhe kanë ndërprerë me forcë energjinë elektrike dhe për rrjedhojë dhe sinjalin. Media që është në pronësi të sipërmarrësit Irfan Hysenbelliu është në “blackout” total, sepse prej dy orësh transmetimi është ndalur plotësisht, kurse gazetarët e shumtë që punojnë në këtë televizion dhe redaksitë e tjera pjesë e “Focus Media Group”, kanë mbetur në rrugë. Në këto godina ndodhen edhe redaksitë e “BalkanWeb”, gazeta “Panorama” dhe “Gazeta Shqiptare”. I pranishëm dhe në krye të këtij operacioni qëndron ish-kryepolici i Shqipërisë dhe aktualisht drejtues i shoqërisë “KAYO”, Ardi Veliu. Ai pretendon se godinat e televizionit i takojnë “KAYO-s” dhe një nga arsyet e mësymjes...