Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Çelet edicioni i 5-të i festivalit ‘Nona’
Në qytetin e trëndafilave, Përmet, mbrëmjen e djeshme u çel edicioni i pestë i festivalit “Nona”, i njohur si festa e gjysheve shqiptare. Qytetarë të shumtë dhe turistë, vendas e të huaj, mbushën sheshin kryesor, duke e kthyer atmosferën në një festë të vërtetë popullore. Ky aktivitet treditor, unik në llojin e tij, e shndërron Përmetin në një sofër të madhe mikpritjeje, të ngjashme me ngrohtësinë e shtëpisë së gjysheve. Festimet nisën që në orët e paradites me vizita në shtëpitë e gjysheve përmetare, ndërsa pasditja solli hapjen e panairit “Nga duart e gjysheve”, ku u shijuan gatime tradicionale të përgatitura me dashuri, transmeton KultPlus. Mbrëmja u mbush me muzikë e argëtim, falë performancave të artistëve të njohur si Evgjeni Çulli, Mikel & Ervis Rrapaj,...