Urdhri sekret i Trump: Të përdoret forcë ushtarake për të shkatërruar plotësisht kartelet e huaja të drogës

Urdhri sekret i Trump: Të përdoret forcë ushtarake për të shkatërruar plotësisht kartelet e huaja të drogës

Nga Louis Casiano, FOX NEWS Presidenti Donald Trump ka autorizuar fshehurazi përdorimin e forcës ushtarake kundër karteleve të drogës në Amerikën Latine, të cilat janë shpallur nga Shtetet e Bashkuara si organizata terroriste të huaja, sipas disa raportimeve. Ky veprim, i raportuar nga ‘New York Times’, do t’u jepte forcave amerikane leje për të ndërhyrë kundër karteleve, të cilat trafikojnë drogëra si fentanili përtej kufirit SHBA-Meksikë. “Presidenti është i vendosur jo vetëm t’i çmontojë – por t’i shkatërrojë plotësisht – kartelin e Los Soles të [diktatorit venezuelian Nicolás] Maduro dhe të zhdukë operacionet e tyre në Hemisferën Perëndimore,” tha një burim pranë Shtëpisë së Bardhë, sipas ‘New York Post’. Përpjekja kundër karteleve po koordinohet mes disa departamenteve, përfshirë Departamentin e Mbrojtjes, Departamentin e Drejtësisë, Departamentin...