Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Avokatët e italianit Davide Pecorelli kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për kushtet e burgut në Shqipëri, letër Tajanit: Po shkelen të drejtat e njeriut
Avokatët e Davide Pecorellit, biznesmenit italian i burgosur në Shqipëri për inskenimin e vdekjes së tij, i kanë dërguar një letër ministrit të Jashtëm italian, Antonio Tajani, si dhe Ambasadës Italiane në Tiranë, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për mbrojtjen e të drejtave të klientit të tyre gjatë qëndrimit në paraburgim. Në letrën e firmosur nga avokatët Massimo Brazzi dhe Andrea Castori, theksohet nevoja për një proces të drejtë dhe transparent para Gjykatës së Apelit në Tiranë, me seancën e caktuar më 18 shtator. Avokatët ankohen për kushtet e rënduara në burgun 313 në Tiranë, ku Pecorelli mbahet në një dhomë prej vetëm 16 metrash katrorë së bashku me tetë persona të tjerë, pa ujë të rrjedhshëm. Sipas tyre, këto kushte përbëjnë shkelje të rëndë të...