Kosova në udhëkryq prej muajsh, vendimi i Kushtetueses përplas partitë, ja si pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit

Kosova në udhëkryq prej muajsh, vendimi i Kushtetueses përplas partitë, ja si pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit

Marsela SHYTIA Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka urdhëruar që kryetari i Kuvendit të zgjidhet përmes votimit të hapur, ndërsa i njëjti kandidat nuk mund të hidhet në votim më shumë se tri herë. Po ashtu, konstituimi i Kuvendit duhet të përfundojë brenda 30 ditëve nga publikimi i aktgjykimit në Gazetën Zyrtare.  Vendimi ka nxitur reagime të ndryshme nga spektri politik dhe institucional në vend. Përplasjet Lëvizja Vetëvendosje (LVV), partia fituese e zgjedhjeve, e ka cilësuar këtë vendim si arbitrar dhe në kundërshtim me parimet e shtetit të së drejtës. Ajo akuzoi Gjykatën për ndërhyrje flagrante në punët e Kuvendit dhe paralajmëroi rrezikun e “pushtetit juridik të pakontrolluar”. LVV nuk ka bërë të qartë nëse do ta respektojë ose jo aktgjykimin. Në anën tjetër, Partia Demokratike...