Rriten çmimet e ushqimeve në korrik, INSTAT: Inflacioni 2,5%

Rriten çmimet e ushqimeve në korrik, INSTAT: Inflacioni 2,5%

Çmimet e ushqimeve ndikuan në rritjen e inflacionit gjatë muajit korrik 2025 në nivelin 2,5%, duke qëndruar nën objektivin 3% të Bankës së Shqipërisë. Instituti i Statistikave (INSTAT) raportoi sot se për muajin korrik 2025 inflacioni u rrit në 2,5%, kundrejt nivelit 2,1% që ishte një vit më parë. Ndërsa ndryshimi mujor krahasuar me qershor 2025 shënoi rënie me 0,1%. Sipas INSTAT, rritja vjetore e çmimeve në muajin korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,08% pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,61%. Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me rritje 0,20%, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,17%, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me 0,17%, çmimet e...