Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Policia rrethon News 24/ Pritet lirimi i ambienteve, qindra punonjës të medias ngelen jashtë punës
TIRANË- Forca të shumta të Policisë së Shtetit kanë rrethuar mëngjesin e sotëm ambientet e televizionit informativ News 24, duke mos lejuar hyrjen e gazetarëve në godinën e redaksisë prej më shumë se dy orësh. Sipas vetë medias, policia kërkon lirimin e godinës ku operojnë News 24 dhe disa media të shkruara, përfshirë BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Shkaku lidhet me përdorimin e ambienteve të cilat janë pronë shtetërore, dhe për të cilat qeveria shqiptare ka në plan që ti fokusojë për fushën e mbrojtjes. Në krye të këtij operacioni, ndodhet ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili aktualisht drejton shoqërinë shtetërore “KAYO”. Kjo kompani, e themeluar në vitin 2024, vepron në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe synon të rigjallërojë industrinë ushtarake...