Ja pse po sulmohet Ulsi Manja nga klani i Veliajt, luftë e fortë në prapaskenë për të kapur Ministrinë e Drejtësisë…

Ja pse po sulmohet Ulsi Manja nga klani i Veliajt, luftë e fortë në prapaskenë për të kapur Ministrinë e Drejtësisë…

Nga momenti kur dyert e burgut u mbyllën, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e kuptoi se beteja e tij nuk do të ishte vetëm me drejtësinë, por me njerëz të brendshëm të Partisë Socialiste. Në krye të kësaj liste, sipas vetë fjalëve të tij, qëndron Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Bisedat e përgjuara mes Veliajt dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, zbuluan disa javë më parë një nivel zemërimi dhe përbuzjeje të rrallë në politikën shqiptare. Ai ankohej se në burg i kishin bërë “zbor”, se e kishin lënë me njerëz që kishin mbi njëqind vite dënim penal dhe se kjo, sipas tij, ishte një rrezik i drejtpërdrejtë për jetën e tij. “Qelbësirë… nuk kam për t’ia fal. As Ols Dados, por sidomos Ulsi qelbësirës…”,...