Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra zjarri aktive në vend, problematike situata në Dhivër

Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra zjarri aktive në vend, problematike situata në Dhivër

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 18 vatra zjarri në të gjithë vendin. Nga ato janë shuar 11 vatra zjarri, ndërsa shtatë janë aktive. Aktualisht, janë aktive vatrat në: Qarku VlorëNë fshatin Navaricë, njësia administrative, Dhivër, bashkia Finiq. Vatra e zjarrit u mbajt nën monitorim gjatë natës së kaluar. Ditën e sotme raportohet se situata për shkak të erës është problematike. Në mbështetje të forcave në terren po shkon helikopteri i Forcës Ajrore. Në mbështetje të forcave, në Finiq po vepron edhe avioni kroat Canadair. Qarku Fier Fshatin Lofkënd, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër. Nga angazhimi i forcave në terren dhe ndërhyrjes nga ajri është bërë i mundur izolimi i vatrës së zjarrit në pjesën më të madhe të saj. Zjarri mbetet aktiv...