Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Lançohet portali për të denoncuar shkeljet me hapësirën publike
Të gjithë qytetarët që duan të denoncojnë zënien e hapësirave publike, nga sot kanë një portal ku mund të drejtojnë ankesat e tyre. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale. “MIRËMËNGJES dhe me këtë dritare të re komunikimi për të bashkuar forcat në mbrojtje të hapësirës publike, ku mund të dërgoni ankesat apo informacionet tuaja lidhur me zaptimet apo ndotjtet e mjedisit të përbashkët, ju uroj fundjavë të qetë”, njofton Rama. Në portalin “hapësiraimepublike.gov.al” ka disa kategori ku mund të raportohet. Që nga zënia e trotuareve, ndërtimet pa leje, parkingjet e paligjshme, zaptimet në rrugët kombëtare, kantieret e ndërtimit apo ato për ndotje fizike dhe akustike të hapësirës publike. Sipas të dhënave, deri më tani ka...