Tiranë/ I riu shkon në spital i plagosur me armë zjarri, si paraqitet gjendja e tij

Tiranë/ I riu shkon në spital i plagosur me armë zjarri, si paraqitet gjendja e tij

Një 27-vjeçar është plagosur mbrëmjen e djeshme, me armë zjarri në Tiranë. Sipas uniformave blu dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Zona e Treshit”. Mësohet se i riu është jashtë rrezikut për jetën.   “Rreth orës 23:00, është vetëparaqitur në spital shtetasi R. Ç., rreth 27 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri në vendin e quajtur “Zona e Treshit”. 27-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes me qëllim dokumentimin e plotë të saj./Opinion.al