Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Takimi Trump-Putin, reagon Zelensky: Ukraina nuk do t’i falë tokë pushtuesit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka reaguar pas njoftimit të Trump se do të zhvillojë një takim me Putin të premten në Alaskë, për të diskutuar mbi përfundimin e luftës në Ukrainë. Në një deklaratë publike, Zelenskyy ritheksoi qëndrimin e palëkundur të vendit të tij.Lexo edhe :Related Posts “Ukraina nuk do të japë tokë pushtuesit”, nënvizoi ai. Ai theksoi se çdo marrëveshje pa përfshirjen e Kievit është e papranueshme dhe e destinuar të dështojë. “Sigurisht që nuk do t’i japim Rusisë shpërblime për atë që ka bërë. Populli ukrainas meriton paqe. Përgjigja për çështjen territoriale ukrainase tashmë ndodhet në Kushtetutën e Ukrainës. Askush nuk do të devijojë nga kjo dhe askush nuk do të mundet”, shtoi ai. Zelenskyy u shpreh i hapur për negociata të...