Banorët kalojnë natë makthi në Atika! Vijon beteja me zjarret, një i moshuar gjendet i djegur në banesë

Banorët kalojnë natë makthi në Atika! Vijon beteja me zjarret, një i moshuar gjendet i djegur në banesë

Një natë makthi kanë kaluar banorët e Kerateas në lindje të periferisë së Atikës për shkak të një zjarri të madh që ka shkrumbuar dhjetëra shtëpi e tokë pyjore dhe vazhdon të djegë për të dytën ditë i ndihmuar edhe nga erërat që fryjnë me shpejtësi deri në 80 km/orë. Beteja e qindra zjarrfikësve dhe forcave vullnetare gjatë gjithë natës dhe hedhjet masive nga avionët dhe helikopterët zjarrfikës prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës sjellin një situatë të përmirësuar, në frontet e zjarrit. Zjarri në Keratea shpërtheu rreth orës 14:00 të mesditës të së premtes dhe për fat të keq pati si pasojë tragjike vdekjen të një të moshuari, që u gjet i karbonizuar brenda shtëpisë së tij, e cila ishte përfshirë...