Britanikët braktisin Londrën për Paris e Milano: Blerjet luksoze pa TVSH po i kushtojnë shtrenjtë Mbretërisë së Bashkuar

Britanikët braktisin Londrën për Paris e Milano: Blerjet luksoze pa TVSH po i kushtojnë shtrenjtë Mbretërisë së Bashkuar

Blerësit britanikë po i kthejnë shpinën Londrës dhe po zgjedhin kryeqytetet evropiane të modës për të shfrytëzuar blerjet pa TVSH, një avantazh që Britania e humbi pas Brexit. Që nga janari 2021, kur Mbretëria e Bashkuar doli nga BE-ja, shpenzimet e britanikëve për mallra luksoze në kontinent janë rritur pesëfish, duke arritur 854 milionë euro në vitin 2024, sipas Shoqatës së Tregtisë Ndërkombëtare me Pakicë (AIR). Në BE, kthimi i TVSH-së prej rreth 15-20% e bën më të leverdishme blerjen e artikujve të shtrenjtë — si çanta Loewe që mund të kursejë qindra euro — duke e kthyer një fundjavë në Paris ose Milano në një “blerje me fitim”. Sipas Zyrës së Turizmit të Parisit, vizitat nga Britania u rritën me 44% në vitin 2023,...