Vrasje nga pakujdesia në fshatin Bogdan, Berat – 57-vjeçari humb jetën nga plumbi aksidental i bashkëfshatarit të tij

Vrasje nga pakujdesia në fshatin Bogdan, Berat – 57-vjeçari humb jetën nga plumbi aksidental i bashkëfshatarit të tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bogdan, në Berat, ku shtetasi Adriatik Toska, 57 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e një qëllimi aksidental me armë zjarri nga bashkëfshatari i tij, 53-vjeçari Dhimitër Kuqi.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Të dy ishin duke ruajtur prej disa netësh parcelat me misër, që po dëmtoheshin nga derrat në arën e tyre. Gjatë përpjekjes për të qëlluar një derr, 53-vjeçari Kuqi ka shtënë aksidentalisht mbi Toskën, i cili ka ndërruar jetë menjëherë. Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI” Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë, të cilat po kryejnë veprimet e para hetimore për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. Autori i ngjarjes është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Beratit...