Burimi:
Fieriweb.com
Foto © Fieriweb.com
FIER/ Klajdi Mustaj, Heroi i Ditë – Polici i ri që sfidoi flakët dhe rrezikun për të shpëtuar jetë
Një akt trimërie dhe humanizmi u shënua pasditen e djeshme në Qafë Koshovicë, ku një aksident i rëndë mund të kishte përfunduar në tragjedi pa ndërhyrjen e shpejtë të një polici të qarkullimit.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" 26-vjeçari Klajdi Mustaj, prej 18 muajsh pjesë e Policisë së Fierit dhe vetëm 2 muaj në shërbimin e qarkullimit rrugor, u gjend rastësisht pranë vendit të ngjarjes. Një automjet kishte humbur kontrollin, ishte përmbysur dhe kishte mbetur i bllokuar në anë të rrugës, me katër persona të plagosur brenda. Situata u bë edhe më e rrezikshme kur nga mjeti filloi të dilte tym i dendur, duke rrezikuar shpërthim. Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI” Pa menduar dy herë, Klajdi u hodh në veprim. Ai nxitoi drejt...