Trump: Do të takohem me Putinin më 15 gusht në Alaskë

Trump: Do të takohem me Putinin më 15 gusht në Alaskë

Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin më 15 gusht në Alaskë për të diskutuar për përfundimin e luftës në Ukrainë – një zhvillim që ai e quajti si një hap të mundshëm të madh pas javësh zhgënjimi për mungesën e përparimit drejt ndalimit të luftimeve. Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, pasi shpalli një marrëveshje kornizë për t’i dhënë fund dekadave të konfliktit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, Trump refuzoi të tregonte saktësisht vendin dhe orën e takimit me Putinin, por premtoi se do ta bënte publike së shpejti. Më vonë, në rrjetet sociale, ai tha se “takimi shumë i pritur” do të mbahet më 15 gusht në Alaskë, ndërsa detajet e tjera do...