Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Trump paralajmëron ‘shkëmbime territoriale’ në marrëveshjen e paqes mes Rusisë e Ukrainës, për çfarë bëhet fjalë?
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se javën e ardhshme do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuar luftën në Ukrainë, duke theksuar se një marrëveshje për përfundimin e konfliktit, tashmë më shumë se trevjeçar, do të përfshijë “disa shkëmbime territoriale”. Trump tha se takimi do të mbahet të premten e ardhshme në Alaskë, vendndodhje që ai e bëri publike përmes një postimi të shkurtër në platformën e tij Truth Social. “Takimi do të ishte bërë më herët, por mesa duket ka marrëveshje sigurie që fatkeqësisht njerëzit duhet t’i bëjnë,” tha ai më herët gjatë ditës, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. Pa dhënë detaje të mëtejshme, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se “do të ketë disa...