Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Do të takohem shumë shpejt me Putin”, Trump: Takimi duhet të kishte ndodhur më shpejt
Trump njoftoi sot se së shpejti do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin, dhe vendi do të zbulohet së shpejti. “Do të takohem shumë shpejt me presidentin Putin. Duhet të kishte ndodhur më shpejt, por mendoj ka çështje sigurie që duhet të sqarohen nga të dyja palët”, u tha Trump gazetarëve. Ai shtoi se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky po merr gjithçka që i nevojitet, duke supozuar se SHBA-të “do ia dalin të arrijnë diçka”. Trump tha se “disa shkëmbime territoresh në dobi të të dyjave” po ndodhin gjithashtu. “Ne do të marrim disa mbrapsht, disa do t’i shkëmbejmë”, tha Trump. Kur u pyet nëse kjo ishte mundësia e fundit e Putinit për të arritur paqen, Trump tha: “Nuk më pëlqen të përdor termin ‘shansi...