Zbulohet vendi dhe dita e takimit Trump- Putin. Bloomberg flet për shkëmbim territoresh: Dy rajonet që po diskutohen

Zbulohet vendi dhe dita e takimit Trump- Putin. Bloomberg flet për shkëmbim territoresh: Dy rajonet që po diskutohen

Donald Trump ka thënë se javën e ardhshme do të takohet me Vladimir Putinin për të diskutuar luftën në Ukrainë dhe se një përfundim i konfliktit më shumë se tre vjeçar do të duhet të përfshijë “disa shkëmbime territoriale”. Trump tha se planifikon të takohet me presidentin rus të premten e ardhshme në Alaskë. Ai e njoftoi vendndodhjen në një postim të shkurtër në platformën e tij Truth Social. Më herët gjatë ditës, Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se takimi “do të ishte bërë më herët, por mesa duket ka marrëveshje sigurie që fatkeqësisht njerëzit duhet t’i bëjnë”. Presidenti amerikan shtoi gjithashtu se “do të ketë disa shkëmbime territoriale për të mirën e të dyve” Ukrainës dhe Rusisë dhe se kjo çështje...