I paraburgosuri humbi jetën brenda ambienteve të burgut 313, Berisha: Ngjarje e dyshimtë, të hetojnë OKB dhe KiE

I paraburgosuri humbi jetën brenda ambienteve të burgut 313, Berisha: Ngjarje e dyshimtë, të hetojnë OKB dhe KiE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi një ngjarje të rëndë të ndodhur në burgun 313 në Tiranë, ku një i paraburgosur humbi jetën.  Në një status në faqen e tij në Facebook, Berisha flet për një ngjarje në rrethana të dyshimta që duhet hetuar nga autoritetet.  “I bëj thirrje Komisionit të të Drejtave të Njeriut pranë OKB, Komisionit Kundër Torturës pranë Këshillit të Europës të ndërmarrin një hetim të gjerë e të thelluar mbi kushtet infernale në burgjet dhe qelitë e komisariateve të narkopolicisë së Shqipërisë, sjelljet shtazore të zyrtarëve me uniformë me të burgosurit dhe të ndaluarit në këto burgje dhe qeli të vdekjes”, shkruan Berisha. Statusi i Berishës Qelitë e burgjeve si biruca të torturave dhe vdekjeve të narkodiktaturës!  Besnik Koçiu vdiq...