Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra mbeten aktive

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra mbeten aktive

Gjatë orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar 13 vatra zjarri, nga të cilat 6 janë shuar plotësisht, ndërsa 7 mbeten ende aktive në zona të ndryshme të vendit. Vatrat e shuar u lokalizuan në disa prej zonave me rrezik, ndërsa forcat në terren dhe ndërhyrjet ajrore vijojnë punën intensive për menaxhimin e zjarreve aktive në qarqe të ndryshme. Zjarret aktive po luftohen në këto zona kryesore: Qarku Vlorë: Në fshatin Navaricë, zjarri ka ndryshuar drejtim duke u zhvendosur në mal mbi fshat. Në Leshnicë e Poshtme, ndërhyrja ajrore ka shmangur rrezikun për banesat. Operacionet mbështeten edhe nga helikopteri i Forcës Ajrore dhe dy avionë Fireboss nga Suedia, që kanë kryer 44 hedhje uji. Fshati Tragjas, Orikum: Zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi...