Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Rama: Kur arti del në rrugë, Prishtina merr frymë ndryshe
Nga 8 deri më 10 gusht 2025, Rruga B në Prishtinë u kthye në një skenë gjigante arti, duke pritur edicionin e 9-të të Meetings of Styles Kosova. Ky festival, që ka fituar famë ndërkombëtare, solli në Kosovë mbi 100 artistë nga 29 vende të botës, të cilët për tre ditë transformuan muret e qytetit në vepra arti të mbushura me ngjyra, energji dhe mesazhe frymëzuese. Tema e këtij viti, “Kauza e Zgjedhur”, ftoi artistët dhe vizitorët të reflektojnë mbi empatinë, unitetin dhe ndikimin e zgjedhjeve të përditshme. Çdo mural ishte një histori më vete nga skena të përditshme urbane, deri te imazhe simbolike që flasin për paqe, bashkëjetesë dhe ndryshim pozitiv. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, theksoi se festivali është një pasuri për qytetin:...