Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Plagosje me armë zjarri në Tresh, 29-vjeçari merr plumb në këmbë
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në kryeqytet mbrëmjen e kësaj të premteje. Policia njofton se rreth orës 23:00, është paraqitur në spital shtetasi R. Ç., rreth 27 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Zona e Treshit”. 27-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në gjithë zonën përreth janë ngritur postoblloqe me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes me qëllim dokumentimin e plotë të saj. Top Channel