Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Berat, qëllon për vdekje me çifte bashkëfshatarin, që po ndiqte derrin
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Bogdan në Berat, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është qëlluar aksidentalisht me armë gjahu nga bashkëfshatari i tij 83-vjeçar. Adriatik Toska, 57 vjeç, ishte duke ruajtur parcelat me misër së bashku me Dhimitër Kuqin, 83 vjeç, për të parandaluar dëmtimin nga derrat. Gjatë një përpjekjeje për të qëlluar një derr, Kuqi ka shtënë aksidentalisht me çifte, duke goditur rëndë Toskan, i cili humbi jetën në vend. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Autori i aksidentit, 83-vjeçari Kuqi, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Beratit për hetime të mëtejshme.