Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Emrat/ Dy plagosje me thikë në Fier, të rinjtë dërgohen në spital
Dy persona kanë mbetur të lënduar me mjet prerës dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Sipas burimeve paraprake, njëri prej të lënduarve është 28-vjeçar nga Fieri, ndërsa tjetri nga Patosi, të identifikuar si Albion Majaci dhe Loni Seitaj. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e konfliktit, as nëse dy të plagosurit lidhen me të njëjtin sherr. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes, ndërsa spitali është rrethuar nga forcat e policisë. Top Channel