Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Fier, sherr me thika me njëri tjetrin, 2 të rinj përfundojnë në spital
Dy persona me plagë të shkaktuara me mjet prerës janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:40. Sipas burimeve paraprake i lënduar është Albion Majaci, 28 - vjeçar nga Fieri , dhe Loni Seitaj nga Patosi, të cilët dyshohet të jenë dëmtuar me mjet prerës (thikë), pas një konflikti me njëri-tjetrin. Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e konfliktit, dhe nese dy të lënduarit kanë lidhje me të njëjtin sherr. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e situatës ndërsa spitali është blinduar me policë. Fier/Informacion paraprak "Rreth orës 21:40, në spitalin e Fierit, janë paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi A. M., 28 vjeç dhe shtetasi L. S., të cilët dyshohet të...