Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nga Paraguaji në Hamburg, si u fshehën 3.5 mld euro kokainë në kuti boje nga grupi i Çopjas dhe Çelës
Një nga ngarkesat më të mëdha të kokainës të sekuestruara ndonjëherë në Evropë lidhet drejtpërdrejt me grupin kriminal shqiptar të zbuluar së fundmi nga SPAK, i drejtuar nga Elvis Çela dhe Franc Çopja. Hetimet e SPAK zbuluan se në periudhën dhjetor 2020 – shkurt 2021, Elvis Çela dhe bashkëpunëtori i tij F. G. organizuan dhe financuan trafikimin e 16.4 tonëve kokainë nga Paraguaji drejt Gjermanisë. Droga, me një vlerë tregu që llogaritet nga 1.5 deri në 3.5 miliardë euro, ishte fshehur brenda bombolave metalike me bojë dhe kollë ndërtimi. Për maskim shtesë, bombolat mbanin logo të ndryshme, përfshirë një sy me rrufe të kuqe, logon e Puma-s dhe shenjën e infinitit. Ngarkesa ishte e shpërndarë në disa kontejnerë që mbërritën në portin e Hamburgut më...