Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ambasadori amerikan në Izrael shpërthen ndaj kryeministrit britanik: Britania do fliste gjermanisht nëse Starmer ishte në pushtet në Luftën e Dytë Botërore
Ambasadori i SHBA në Izrael, Mike Huckabee, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, pasi ky i fundit i kërkoi qeverisë izraelite të “rishikojë menjëherë” planin për marrjen e kontrollit të Gazës. Përmes një postimi në platformën X, Huckabee sulmoi drejtpërdrejt liderin britanik duke e akuzuar për qëndrim të butë ndaj Hamasit. “Pra, Izraeli pritet të dorëzohet përballë Hamasit dhe t’i ushqejë ata, ndërkohë që pengjet izraelite po vdesin nga uria? A e dorëzoi Britania veten përpara nazistëve dhe ua çoi ushqime? Nëse Starmer do të ishte kryeministër në atë kohë, Britania sot do fliste gjermanisht”, shkroi Huckabee. Reagimi i tij erdhi pasi Starmer e quajti “të gabuar” planin izraelit për të mposhtur Hamasin dhe për të marrë kontrollin e Gazës, duke e konsideruar...