Yll Limani dhuron 10.000 euro për Kinemanë Solare të DokuFest

Yll Limani dhuron 10.000 euro për Kinemanë Solare të DokuFest

Artisti i njohur shqiptar, Yll Limani, ka dhuruar 10.000 euro për projektin “DokuFest Green Cinema”, një iniciativë për të krijuar një kinema tërësisht të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin. Ky kontribut vjen vetëm pak orë para se ai të ngjitej në skenën e DokuNights, duke e bërë pjesëmarrjen e tij në festival edhe më domethënëse. Projekti Solar Cinema i DokuFest, i njohur dhe i shpërblyer ndërkombëtarisht, ka sjellë për vite me radhë shfaqje filmash në ambiente të hapura, falas, për publikun në të gjithë Kosovën përfshirë edhe zonat më të largëta. Tani, me përkrahjen e Limanit, festivali po hap një kapitull të ri: krijimin e një kinemaje të bazuar krejtësisht në energji të pastër, që ruan parimet e qëndrueshmërisë dhe kujdesit për natyrën, transmeton KultPlus....