Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Eminem rrëfen periudhën më të errët të jetës në dokumentarin “Stans”
Reperi i famshëm Eminem ka zbuluar një nga periudhat më të errëta të jetës së tij në dokumentarin e ri “Stans”, premiera e të cilit u shfaq më 7 gusht në SHBA.Ai foli hapur për betejën me varësinë, mbidozën që pothuajse i mori jetën në vitin 2007 dhe momentin vendimtar që e shtyu të kërkonte ndihmë. “Isha në një rreth vicioz. Po bija mendërisht, kështu që po merrja më shumë pilula. Pastaj toleranca bëhet aq e lartë sa nuk reagon ndaj mbidozës”, u shpreh ai, duke kujtuar se u zgjua në spital pa e ditur çfarë kishte ndodhur, i palëvizshëm dhe me tuba kudo. Momenti që e tronditi më shumë ishte humbja e një ngjarjeje të rëndësishme në jetën e vajzës së tij, Hailie Jade...