Ndërron jetë në moshën 97-vjeçare komandanti i Apollo 13

Ndërron jetë në moshën 97-vjeçare komandanti i Apollo 13

Jim Lovell, astronauti amerikan i njohur për komandimin e misionit dramatik Apollo 13, ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare. Lovell u bë figurë ikonike e historisë së fluturimeve hapësinore për shkak të një prej misioneve më të rrezikshme të NASA-s, që u zhvillua në prill të vitit 1970. Ai ishte në krye të ekuipazhit të Apollo 13 kur një defekt i rëndë teknik në bordin e anijes kozmike vuri në rrezik jetën e tij dhe të dy astronautëve të tjerë në mision. Pikërisht gjatë këtij incidenti, Lovell dha një nga deklaratat më të famshme të historisë së hapësirës: “Houston, kemi një problem”, një frazë që më vonë do të bëhej simbol i qetësisë dhe profesionalizmit në kushtet më ekstreme. Edhe pse misioni dështoi në objektivin...