Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ishte komandant i misionit të NASA-s për në Hënë, ndërron jetë në moshën 97-vjeçare astronauti Jim Lovell
Jim Lovell, astronaut i NASA-s dhe komandant i misionit hapësinor Apollo 13 në vitin 1970, ka vdekur në moshën 97-vjeçare. Lovell dhe dy astronautët e tjerë, Fred Hayes dhe Jack Swigert, nuk mundën të uleshin në Hënë për shkak të një incidenti. Falë përpjekjeve heroike të inxhinierëve të NASA-s, ata arritën të ktheheshin në Tokë pa problem. “Houston, kemi hasur një problem”, ishte deklarata e famshme e Swigert në qendrën e kontrollit të Houstonit. Historia e tyre u bë film në vitin 1995. Lovell u luajt nga aktori i mirënjohur hollivudian, Tom Hanks. Në një postim në X, NASA shkroi se veterani i anijes kozmike Lovell “frymëzoi miliona njerëz. Guximi i tij nën presion ndihmoi në hapjen e rrugës sonë drejt Hënës dhe më tej...