Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Korrupsioni lë pa ujë Këlcyrën’ Tritan Shehu: SPAK nuk heton aferën 3 mln euro
Edhe pse u shpenzuan rreth 3 milionë euro për rikonstruksionin e rrjetit të brendshëm dhe të jashtëm të ujësjellësit, sot Këlcyra vijon të jetë pa ujë. Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu denoncon aferën korruptive që la Këlcyrën pa ujë, ndërsa premtimin e Ramës për 24 orë ujë e mori era. Dega e PD-së në Këlcyrë ka kallëzuar në SPAK kryetarin e bashkisë, të zgjedhur me vota të manipuluara, por institucionet vazhdojnë të heshtin. “Qyteti prej dy ditësh është pa ujë, pasi stacioni i pompimit ka dalë jashtë funksioni – dhe kjo, pa kaluar as tre vite nga përurimi i tij. Edhe pse u shpenzuan rreth 3 milionë euro për rikonstruksionin e rrjetit të brendshëm dhe të jashtëm të ujësjellësit,...