Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Takim i fshehtë, Dodik takohet me Richard Grenell. Pjesë edhe një kongresiste republikane nga SHBA
Rajoni E Premte, 8 Gusht 2025 21:39 Ish-emisari amerikan për Ballkanin, Richard Grenell është takuar fshehurazi me liderin e entitetit serb në Bosnje-Hercegovinë, Milorad Dodik, në hotelin luksoz “One and Only” në Mal të Zi. Në takim ishte e pranishme edhe një kongresiste republikane nga SHBA. Takimi nuk është organizuar nga autoritetet malazeze dhe konsiderohet privat dhe jozyrtar. Pjesëmarrja e Dodikut u konfirmua edhe nga të dhënat e aplikacionit të ndjekjes së fluturimeve, që regjistruan kthimin e avionit të qeverisë së Republikës Serbe.