Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
SPAK godet fort, arrestime nga bota e mafies. Edhe Presidenti i ekipit futbollit “Erzeni” në kërkim
Julian Balla, një nga personat në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit për trafikun e 17 tonëve kokainë, rezulton pronar i resortit “Ajman Park” në Xhafzotaj, Durrës, dhe një vile 2-katëshe tip “ELYSIAN” në Dhërmi, me vlerë mbi 1 milion euro. Të dyja këto pasuri janë vënë nën sekuestro nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, si pjesë e hetimeve për pastrim parash dhe përfshirje në trafik ndërkombëtar droge. Julian Balla rezulton gjithashtu edhe si president i klubit të futbollit “Erzeni” nga Shijaku, i cili garon në Kategorinë e Parë të futbollit. SPAK ka lëshuar 16 masa sigurie në këtë operacion, ku janë përfshirë figura të njohura në trafikun e drogës, si vëllezërit Çela apo Franc Çopja, dhe pastrimin e parave,...