Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 13 vatra aktive në 24 orët e fundit

Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 13 vatra aktive në 24 orët e fundit

Në orët e fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri. Në njoftimin e bërë nga Ministria e Mbrojtjes, thuhet se 6 prej vatrave janë shuar, ndërsa 7 prej tyre janë ende aktive. Qarku Vlorë Në fshatin Navaricë zjarri është spostuar në drejtim të malit mbi fshat. Në fshatin Leshnicë e Poshtme pas punës dhe ndërhyrjen nga ajri është shmangur rreziku për banesat. Në mbështetje të forcave në terren operuan helikopteri i Forcës Ajrore dhe dy avionët Fireboss, të ardhur nga Suedia, të cilët kryen 44(2×22) hedhje. Fshatin Tragjas, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë. Zjarri zhvillohet në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët. Në zonë po operojnë 17 efektivë nga MZSH Vlorë dhe 3 nga Shërbimi Pyjor. Momentalisht nuk ka rrezik për banesa. Qarku Fier Fshati...